‘Blick’: Shqipëria dhe Kosova duan ta marrin supertalentin tonë

Futboll

‘Blick’: Shqipëria dhe Kosova duan ta marrin supertalentin tonë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 15:31
‘Blick’: Shqipëria dhe Kosova duan ta marrin supertalentin tonë

Zviceranët kanë një shqetësim për futbollistin Bastien Toma, që nuk ka më shumë se 19 vjet dhe është pjesë e Sionit në Superligën e Zvicrës.  Prestigjiozja zvicerane “Blick” shkruan mes të tjera se “Shqipëria dhe Kosova duan ta marrin supertalentin tonë”.  Shqipëria dhe Kosova kanë nisur që të marrin informacion dhe të kontaktojnë me 19-vjeçarin e nëse arrijnë ta bindin, atëherë do të ishte një humbje shumë e madhe për Zvicrën. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria shfaq interes për të, pasi dihet se  19-vjeçari e ka refuzuar disa herë në mënyrë të vazhdueshme Shqipërinë, por duke parë problemet etnike në Zvicër, ky mund të jetë rasti më i mirë për të përfituar shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat