Vrsaljko: Nuk kam folur për Modric për Interin

Futboll

Vrsaljko: Nuk kam folur për Modric për Interin

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:34
Sime Vrsaljko

Sime Vrsaljko ka folur rreth “përpjekjeve” që ai ka bërë për të shkuar në Inter, por nuk ka folur asgjë për shokun e tij të Kombëtares, Luka Modric

Mbrojtësi i djathtë ju bashkuar zikaltërve nga Atletico Madrid, por edhe miku i tij nga Kroacia është synim i klubit.

“Ishyte zgjighja e ime që të vija këtu”, tha Vrsaljko në prezantimin e tij.

“Ishte një përpjekje nga ana e ime e pastaj edhe e klubit. Ishte një vendim i drejt, ne kemi skuadër për të luftuar deri në fund. Kur kam luajtur për Genoan dhe Sassuolon gjithmonë flisnim për Interin. Pastaj shkova në Spanjë, por dëshiroja që të kthehem në Itali pasi që e shoh atë si shtëpinë time”.

“Për Lukan, ai është miku i imë dhe më të vërtetë e respektoj atë, kështu që asnjëherë nuk e kam pyetur atë për gjërat private. Ai vendos çfarë dëshiron vet, nuk është e drejtë nga ana ime që të flas për këtë”.

Vrsaljko është pyetur edhe nëse beson që Inter do ta fiton Skudeton këtë sezon.

“Mendoj se po, ne kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë të rinj të cilët mund të luftojnë për vendet e tyre. Ne mund të marrim rezultat, por na duhet edhe pak fat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat