Premtimi i Vidalit

Futboll

Premtimi i Vidalit

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 17:08
Arturo Vidal

Mesfushori i ri i Barcelona-s Arturo Vidal premton se do të luftojë për Barcelona-n. Kiliani mbërriti nga Bayern Munich për 20 mln euro në fillim të verës dhe ka premtuar se do të japë gjithçka për klubin e tij të ri.

“Karriera ime është ndikuar shumë nga mënyra se si jam rritur që i vogël,” shprehet Vidal për Marca.

“Jam rritur duke luajtur futboll në rrugë dhe ashtu e kam stilin e lojës, mëson të luftosh dhe ky është kualiteti që dua të sjell këtu.

“Asgjë nuk ka qenë e lehtë në jetën time, ishte një fëmijëri e vështirë dhe e rrezikshme me mamanë dhe pesë vëllezërit e mi, gjithmonë duhet të luftojë dhe të tregoje shpirt luftarak.

“Tani jeta ime është shumë ndryshe, por nuk do t’i harroj kurrë këto vite”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat