Khedira: Mezi pres të luaj me CR7

Futboll

Khedira: Mezi pres të luaj me CR7

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:05
Sami Khedira

Mesfushori i Juventusit Sami Khedira “mezi pret” të fillojë sezoni kurse e cilëson “fantastike faktin që do të luajë me Cristiano Ronaldon përsëri”

Bardhezinjtë do të fillojnë sezonin e ri të shtunën në Chievo, por gjermani ka treguar emocionet e tij në profilin e tij në Instagram para se të fillojë sezoni.

“Ne fillojmë përsëri të shtunën në Verona”, ka shkruar Khedira.

“Mezi pres fillimin e sezonit të ri dhe do të jetë fantastike që do të luaj përsëri me Ronaldon pas kohës që kemi qenë bashkë në Real Madrid. Pavarësisht entuziazmit për sezonin e ri, ky ishte njëra prej verave më të vështira në karrierën time. Pas një sezoni të mirë me Juventus, në të cilin shënova nëntë gola, pata dy paraqitje shumë të dobëta në Botëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat