Sneijder: Juve nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve - Bota Sot
Sneijder: Juve nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll

Sneijder: Juve nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 21:50
Wesley Sneijder

Wesley Sneijder e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Interin, por ai dyshon që Juventusi mund ta bëj të njëjtën, madje edhe me Cristiano Ronaldon. “Ka skuadra më të forta”, thotë ai.

Juventusi është bër njëri prej favoritëve për ta fituar këtë trofe pasi që ka sjellur CR7 nga Real Madridsi, pa përmendur këtu edhe Emre Can, Blaise Matuidi, Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Douglas Costa.

Megjithatë, fituesi i tripletes Sneijder nuk beson që Juve do ti jep fund pritjes 22 vjeçare.

“Nuk mendoj kështu”, tha ai për BeIN Sports.

“Nuk është puna për një lojtar, ju e dini, natyrisht në vitet e kaluara Juventus ka bërë një punë të mirë në Ligën e Kampionëve. Por nuk ka të bëj me një lojtar që mund të ndryshoj gjithçka, e që mund të ndryshojë aq shumë saqë ju ta fitoni Ligën e Kampionëve’.

“Ka skuadra shumë më të forta se Juventusi. Për ligë, do të befasohesha nëse ata nuk do ta fitojnë, por për Ligën e Kampionëve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...