Telashe për Emery, katër lojtarë të lënduar në skuadër

Futboll

Telashe për Emery, katër lojtarë të lënduar në skuadër

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:43
Ilustrim

Në konferencen e mbajtur për media, trajneri Emery njoftoi për situatën dhe të rejat në kampin londinez.

Nuk ishte për tu pëlqyer nga fansat e Arsenal. Trajneri njoftoi se katër lojtarë janë të lënduar, dy prej të cilëve sezonin e kaluar ishin kyç në formacion.

Sead Kolasinac vuan nga një lëndim në gjurin e majtë, dhe pritët të kthehet në stërvitje në muajin tetor.

Laurent Koscielny ka pësuar lëndim në thembren e djathtë dhe nuk do të kthehet deri në nëntor.

Carl Jenkinson ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë rreth 6-8 javë.

Ainsley Maitland – Niles gjithashtu është i lënduar. I riu premtues ka dëmtuar kërcin e djathtë (ashtin nën gjurin e djathtë) dhe do të mungojë diku rreth 6-8 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat