Partizani sfidon Skënderbeun - Bota Sot
Partizani sfidon Skënderbeun

Futboll

Partizani sfidon Skënderbeun

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 10:55
Pamje nga një ndeshje

Edicioni i 80-të i Kat egorisë Superiore nis sot, në orën 19:45, me kryendeshjen Skënderbeu-Partizani. Dueli i sotëm është interesant për shumë arsye. Të dyja ekipet prezantohen në start me pankina të rinovuara, ku Skënder Gega te Partizani dhe Orges Shehi te Skënderbeu kanë provën e parë në Superiore si trajnerë.

Pa dyshim, Gega vjen me një bagazh mbi supe në fushën e trajnimit, pasi ka drejtuar edhe ekipet kombëtare të moshave, si U-19 dhe U-21, pa llogaritur eksperiencat jashtë vendit. Ndërsa, Orges Shehi, pasi vari “këpucët në gozhdë” si portier, menjëherë u emërua trajner i skuadrës korçare. Mbetet për të parë se cili nga këta trajnerë do ta fitojë duelin e debutimeve. Është hera e parë në këto vitet e fundit, që Partizani e nis një sezon futbollistik pa deklaratat bombastike për fitimin e titullit kampion. Pa dyshim, kjo është një risi e trajnerit Gega, i cili që në fillim ka deklaruar se nuk premtoj kupa, por përkushtim dhe kthimin në identitet të Partizanit. Mbase kjo është një strategji e drejtuesve të kuq për të mos e nisur sezonin nën presion, por ambiciet të vijnë duke u shpalosur javë pas jave. Gjithsesi, “demat” udhëtojnë sot drejt Korçës me një mision të qartë për të sfiduar kampionët në fuqi, si dhe për të bërë provën e parë si një ekip që pretendon fitimin e titullit. Partizani pret akoma nga merkato, por të kuqtë ndihen gati për transfertën korçare.

Në katër përballjet e sezonit të shkuar Partizani nuk arriti të shënojë asnjë gol në portën e Skënderbeut, statistikë e cila nuk mbahet mend të jetë regjistruar në ndonjë kampionat tjetër ndaj korçarëve. Ndaj, të besuarit e Gegës kërkojnë që këtë ters të sezonit të shkuar ta thyejnë sot, pasi ekipi ka punuar shumë që golin ta gjejë sa më shpejt. Më 22 dhjetor 2016 është regjistruar fitorja e fundit e Partizanit në Korçë, 1-2, ku të dy golat i shënoi Kaleb Ekuban. Përballja e sotme mes Skënderbeut dhe Partizanit do të jetë e 118-ta në historinë e dy klubeve. Shifrat e 117 ndeshjeve të mëparshme tregojnë një epërsi të dukshme të “demave të kuq”. Partizani ka fituar në 65 ndeshje, ndërsa korçarët vetëm në 23 raste, si dhe 29 takime janë mbyllur në barazim. Partizani e ka marr me qetësi dhe pa stres këtë takim me shpresën që ekipi të jetë i qetë dhe të marrë maksimumin në Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...