Shkëndija kundër skuadrës së njohur, kërkon fazën e grupeve në Evropë - Bota Sot
Shkëndija kundër skuadrës së njohur, kërkon fazën e grupeve në Evropë

Futboll

Shkëndija kundër skuadrës së njohur, kërkon fazën e grupeve në Evropë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:12
Shkëndija kundër skuadrës së njohur, kërkon fazën e grupeve në Evropë

Shkëndija nga Tetova mbrëmë ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës në kupat e Europës. Ecuria e suksesshme deri në raundin e tretë eliminatorë të Champions League bëri që kuqezinjtë të kenë të sigurtë pjesëmarrjen në play off të UEFA Europa League dhe pas eliminimit nga Red Bull Salzburgu të martën në mbrëmje, pritej të konfirmohet emri i rivalit për këtë fazë. Shkëndija për të tretin vit me radhë arrin në ‘stacionin’ e fundit para fazës së grupeve dhe suksesi më i madh në historinë e klubit do të diskutohet me kampionët e Norvegjisë, Rosenborgun. Këta të fundit siguruan play –off-in pasi në raundin e tretë të Europa League eliminuan Cork Cityn e Republikës së Irlandës.

Fitores 0:2 në ndeshjen e parë norvegjezët mbrëmë i shtuan triumf bindës 3:0 për të kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 5:0. Rosenborgu si kampion i Norvegjisë në raundin e parë të Champions League eliminuan kampionin e Islandës, FC Valur. Edhe pse humbën 1:0 takimin e parë si mysafirë, norvegjezët kaluan më tej falë fitores 3:1 në ndeshjen e kthimit. Xhiroja e dytë eliminatore solli rival të vështirë për Rosenborgun që pa veten të mundur 3:1 në udhltim me Celtic-un e Skocisë dhe barazimi pa gola në shtëpi nënkuptonte eliminim nga Champions dhe vazhdim të garave në Europa League, ku si përmendëm më lartë eliminuan Cork Cityn. Rivali i radhës i Shkëndijës është rekorder me tituj të fituar në Norvegji. Rosenborgu numëron 25 tituj kampioni, 11-të herë kanë fituar Kupën, ndërsa janë ekipi norvegjez me më shumë ndeshje të luajtura në kupat e europës.

Ndeshjet si vendas Rosenborgu i luan në “Lerkendal Stadion” në Trondhajm me kapacitet prej 21.400 ulëseve, ndërsa lojtari më i njohur është reprezentuesi i Danimarkës, Nicklas Bendtner (ish-lojtar i Arsenalit dhe Juventusit). Ndeshja e parë Rosenborg-Shkëndija luhet në Norvegji më datë 23 gusht, ndërsa ekipi që do të sigurojë grupet e Europa League do të vendoset më 30 gusht në Shkup, ndërsa çmimet e biletave janë kategorizuar në bazë të pozitave në tribuna (300 denarë veri, 200 denarë jug dhe nga 100 denarë pas portave).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat