Allegri: Ronaldo nesër nga minuta e parë

Futboll

Allegri: Ronaldo nesër nga minuta e parë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:19
Allegri: Ronaldo sot nga minuta e parë

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë me Kievon, trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, foli për lamtumirën e Claudio Marchisio, nga “zonja e vjetër”.

“Claudio Marchisio ka qenë për 4 vite me mua, dhe më duhet ta falënderoj. Ka qenë një lojtar fantastik, por mbi të gjitha edhe një njeri i madh. Të gjithë ndihen 25 vjeç tek Juventusi. Vendimin e morëm mbrëmjen e kaluar në mënyrë të përbashkët, dhe me zgjidhjen e kontratës tashmë ai do të vazhdojë në një aventurë të re”, tha Allegri. Më pas, Alegri foli edhe për ndeshjen e nesërme ndaj Kievos, por edhe për kampionatin italian në përgjithësi, në këtë vigjilje të sezonit të ri, duke ia bërë të qartë se tashmë duhet të jenë me këmbë në tokë.

“Ka disa skuadra që janë përmirësuar, Interi, Milani, Roma, Napoli pothuajse njësoj si sezoni i kaluar, Lazio gjithashtu është një skuadër luftarake. Tani duhet ta lëmë mënjanë periudhën e entuziazmit, dhe të vijmë me këmbë në tokë. Nesër nis sezoni, dhe Chievo padyshim që do kërkojë të marrë pikë ndaj nesh. Duhet ta respektojmë kundërshtarin, dhe vetëm me punë në fushë mund të arrijmë diçka. Vetëm 3 pikët janë të vlefshme për ditën e nesërme. Ndeshja e parë pas një periudhe pushimesh është gjithmonë në pikëpyetje, edhe unë jam kurioz. Ronaldo? Ai po përshtatet mirë me skuadrën, sa më shumë që luan me shokët e ekipit. Nesër do të jetë nga minuta e parë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat