Zeneli tregon se kur e pyeti Tomisllavin, si iu është përgjigjur ai!

Futboll

Zeneli tregon se kur e pyeti Tomisllavin, si iu është përgjigjur ai!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:30
Zeneli tregon se kur e pyeti Tomisllavin, se si ju përgjigj ai!

Trajneri shqiptar me prejardhje nga Kosova, Nebih Zeneli, kujton një moment mjaft interesant para 24 viteve në Brezhiç të Sllovenisë, kur kishte takuar ish futbollistin e mirënjohur, kroatin Tomisllav Iviçin dhe prej trajnerëve më të suksesshëm.

 “Ishim në përgatitjet për 15 ditë këtu te stadiumi ynë, në kampin tonë në Brezhiç,  gjatë vitit 1994. E pata pyet: I nderuari Iviç, jam një trajner i ri dhe duke u shkolluar, a ka mundësinë të jem afër jush, pasi që punoj dhe veproj në këtë klub këtu? Ai ma kthen përgjigjen në gjuhën dalmate, pasi vjen edhe nga qyteti i Splitit: Po, unë i dua njerëzit që dojnë Ballunin!

Se Ballun i thoshin topit! Me tha: Urdhëro, je i mirëseardhur! Unë isha për 15 ditë rresht me të në stërvitje, duke dëgjuar nga afër. Për mua ishte krenari të isha afër një trajnerit apo strategët ndër më të mirët në Evropë. Në staf të tij atëkohë ishin edhe Zhelko Mijaç, Zoran Kaliniç e Rizah Meshkoviç”, thotë Zeneli për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat