Skauti i Cityt përdor shprehje raciste për lojtarët me ngjyrë

Futboll

Skauti i Cityt përdor shprehje raciste për lojtarët me ngjyrë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:07
Ilustrim

Racizmi vazhdon të jetë prezent në futbollin evropian.

Skauti i Manchester Cityt, Dean Ramsdale, ka përdorur fjalë raciste gjatë prezantimit të futbollistëve me ngjyrë, të cilët ua ka përmendur menaxherëve dhe zyrtarëve të Cityt. Klubi anglez ka kërkuar falje për rastin dhe është zotuar se do ta ndëshkojë të punësuarin e tij pasi kampioni anglez mundohet ta luftojë vazhdimisht racizmin

Skauti i të rinjve i Manchester Cityt është bërë subjekt i hetimeve të klubit pasi u është referuar futbollistëve të rinj si “BBQ”, mënyra e tij për t’i përshkruar fëmijës si “të mëdhenj, të zinj dhe të shpejtë”.

Skauti Dean Ramsdale e ka përdorur këtë akronim zakonisht gjatë takimit me menaxherët dhe me anëtarët e tjerë të stafit të Cityt gjatë muajit qershor.

Njëri prej menaxherëve ose anëtarëve të stafit ka raportuar për këtë rast gjatë një takimi me një letër, ku e ka quajtur Ramsdalen si njeri me “profil racist”.

Klubi ka kërkuar falje për këtë rast dhe e ka lansuar një hetim rreth këtij rasti.

“Citizens” ndër të tjera e kanë publikuar një komunikatë, ku e kanë shprehur keqardhjen për rastin e ndodhur, duke siguruar se nuk qëndrojnë aspak prapa këtij mendimi.

“Manchester City e ka pranuar një ankesë muajin e kaluar rreth gjuhës së papranueshme raciste të përdorur nga i punësuari i klubit tonë në një takim të brendshëm”, ka shkruar klubi anglez.

“Ankesa është dërguar menjëherë në departamentin përgjegjës dhe rasti është duke u hutuar. Klubi nuk mund të komentojë për rastin specifik derisa ai është në proces, ndërsa ne kemi zero tolerancë rreth diskriminimit të çfarëdollojshëm dhe kodi disiplinor do t’i dënojë të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet e kësaj natyre”, zotohet kampioni i Premierligës.

“Klubi e dënon dhe është fuqishëm kundër diskriminimit, ne i përkrahim kampanjat dhe iniciativat e ndryshme që kanë të bëjnë me luftën kundër racizmit. Ne gjithmonë e ngremë zërin kundër diskriminimit dhe jemi pro edukimit për ta luftuar këtë dukuri negative”, shton City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat