Caktohen datat e zhvillimit të ndeshjeve Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa - Bota Sot
Caktohen datat e zhvillimit të ndeshjeve Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa

Futboll

E premte, 16 nëntor 2018

Caktohen datat e zhvillimit të ndeshjeve Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:38
Ilustrim

Federata e Futbollit të Italisë ka caktuar datën e zhvillimit të ndeshjeve Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa.

Këto dy ndeshje ishin paraparë të zhvilloheshin në xhiron e parë të Serie A që starton këtë fundjavë, por aksidenti i tmerrshëm në qytetin e Xhenovas kur rrëzimi i një ure la të vdekur disa persona, ka bërë që Federata e Futbollit të Italisë të shtyjë zhvillimin e tyre.

Në njoftimin e fundit kjo federatë bën të ditur se ndeshja Sampdoria – Fiorentina do të luhet më 19 shtator, ndërsa ajo mes Milanit dhe Genoas me 31 tetor. Oraret e zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve do të përcaktohen në ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test