Futbollistët kundërshtojnë që ndeshjet e La Ligas të luhen në SHBA

Futboll

Futbollistët kundërshtojnë që ndeshjet e La Ligas të luhen në SHBA

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 18:16
Grizmann, Messi dhe Bale

Vendimi që një ndeshje e kampionatit spanjoll të luhet në Amerikën e Veriut nuk është pritur mirë nga Shoqata e Futbollistëve në Spanjë.

La Liga arriti një akord me grupin amerikan Relevant për të çuar në një tjetër nivel, zhvillimin dhe përhapjen e futbollit të këtij vendi në Amerikën e veriut.

Thënë ndryshe, një ndeshje e La Ligës me të gjitha gjasat Real Madrid ose Barcelona, do të zhvillohet në SHBA ose në Kanada, çdo sezon në 15 vitet e ardhshme. Krijohet kështu La Liga North America, një projekt që u testua me mbushjen e stadiumeve në turneun e kësaj vere.

Mjafton të kujtojmë se një ndeshje e Manchester United në Miçigan, u ndoq nga 101 mijë njerëz në stadium.

Por vendimi i Federatës spanjolle për të luajtur të paktën një ndeshje të La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 15 sezonet e ardhshme ka shkaktuar shumë polemika.

Shoqata e futbollistëve Spanjollë ka dalë kundër projektit që sipas saj bëhet për interesa financiare, duke anashkaluar të drejtat themelore të futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat