Pallotta: Çfarë ka cep De Laurentiis

Futboll

Pallotta: Çfarë ka cep De Laurentiis

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 18:41
Jim Pallotta

Presidenti i Romës, Jim Pallotta e ka pyetur shefin e Napolit, Aurelio de Laurentiis “se mos ka cep diçka” pasi që ai tha se Liverpooli është pronar i Romëës

De Laurentiis i ka bërë këto deklarata në një intervistë për gazetën Corriere dello Sport këtë mëngjes.

“Gjithmonë kam pasur dyshimet e mija që pronar të vërtetë të Liverpoolit janë pronar edhe të Romës. Një zog i vogël ma ka thënë disa vite më parë”, ka thënë De Laurentiis.

“Nëse ky do të ishte një rast, këto dy klube menaxhohen nga i njëjti pronar kështu që ata nuk bën të luajnë në Ligën e Kampionëve. I kam ofruar 60 milionë euro për Alissonin, por në fund e kuptova që ai do të shkojë të Reds”.

Në këtë akuzë të madhe, menjëherë ka nxitur shkrimet për lidhje në mes të Pallottas dhe Fenway Sports Group, të cilët janë pronar të Liverpool FC, Boston Red Sox dhe disa kompanive të tjera sportive në zonën e Boston.

Pallotta ja ka kthyer atij me një postim në Tëitter të Romës duke përdorur natyrën e tij sarkastike.

“Çfarë mendoni se ka cepur De Laurentiis andej ka Napoli? Nëse e gjen zogun e vogël përsëri, ai do të zbulon që ne po ashtu jemi pronar të Barcelonës dhe Bayernit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat