Klopp: Askush nuk largohet pa thënë unë

Futboll

Klopp: Askush nuk largohet pa thënë unë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 20:21
Klopp

Largimi i Ragnar Klavanit nga Anfields ende nuk ka përfunduar, por trajneri i Reds thotë se asnjë lojtarë nuk largohet pa dhënë ai dritën e gjelbër

Jurgen Klopp ka thënë se largimi i Ragnar Klavanit nga Liverpooli ende nuk është finalizuar por ai ka insistuar se asnjë lojtarë nuk do të largohet nga Reds nëse ai mendon se ai largim e dobëson skuadrën.

Mbrojtësi estonez ishte rrugës për të nënshkruar për dy milionë funte për Cagliarin, por duket se transferi i tij do të dështoi.

Ardhja e Virgil van Dijk, loja e Joe Gomez në mbrojtje, kishte lënë Klavanin si lojtar plus për kërkesat e ekipit. Me Dejan Lovren që ende nuk mund të luaj shkaku i lëndimit bashkë me Matip – për të cilin Klipp beson se do të jenë gati kundër Crystal Palace – duket se ka bërë që gjermani ta shty largimin e Klavan.

“Para se gjithash nuk kam dëgjuar asgjë që zgjidhur diçka, kështu që nuk ka asgjë nga unë në këtë rast”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Por, kam thënë në përgjithësi që është e mundshme të largohen disa, por vetëm kur është mirë për të gjitha palët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat