Kush është mbreti i Londrës, fakte për ndeshjen Chelsea – Arsenal

Futboll

Kush është mbreti i Londrës, fakte për ndeshjen Chelsea – Arsenal

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:50
Foto nga ndeshja e kaluar Chelsea - Arsenal

Chelsea i ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit. Sezonin e kaluar këto dy skuadra u ndanë baras, 0:0.

Arsenali e humbi ndeshjen hapëse kundër Manchester Cityt. Dy ndeshje rresht nuk i ka humbur që nga sezoni 1992/93, kur ishte mposhtur nga Norwichi e Blackburni.

Si trajner i Napolit, trajneri i ri i Chelseat, Mauruzio Sarri, i ka humbur vetëm katër nga 57 ndeshje të ligës në shtëpi (43 fitore, 10 barazime, 4 humbje).

Olivier Giroud i shënonte Chelseat me Arsenalin në shkurt të vitit 2017-të. Nëse shënon për “Blutë e Londrës”, do të bëhej vetëm futbollisti i dytë, pas Cesc Fabregasit, që shënon në Premier League për secilën nga këto skuadra.

Goli i radhës për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, do të ishte i 150-ti në top 5 ligat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat