Zyrtare: Kevin de Bruyne do të mungojë tre muaj për Man Cityn

Futboll

Zyrtare: Kevin de Bruyne do të mungojë tre muaj për Man Cityn

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 09:43
Kevin de Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne do të mungojë tre muaj për shkak të lëndimit të gjurit.

Reprezentuesi belg ka pësuar lëndim në një seancë stërvitore të zhvilluar të mërkurën.

Man City ka konfirmuar se 27-vjeçari ka një lëndim të ligamentit kolateral në gjurin e djathtë, por se nuk ka nevojë për operim, transmeton FutbollFanatik.

Ai mungoi 12 ndeshje në vitin 2016 pasi e pësoi lëndimin e njejtë gjatë ndeshjes së EFL Cup përballë Evertonit.

”Aii do të mungojë gjatë. Nuk është lehtë ta zëvendësosh De Bruynen”, tha Guardiola.

De Bruyne ishte lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Premier League, duke e ndihmuar skuadrën e tij ta fitojë titullin e Premier Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat