Veliu: Feronikeli dhe Llapi favoritët kryesor për titull

Futboll

Veliu: Feronikeli dhe Llapi favoritët kryesor për titull

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 11:47
Fetah Veliu

Superliga e Kosovës në futboll fillon sot dhe ky sezon pritet të jetë njëri ndër sezonët më interesante.

Shumë skuadra të përforcuara e disa prej tyre e kanë ruajtur atë kontigjentin e vetë lojtarëve, të cilët I kanë pasur edhe sezonin e kaluar do të luftojnë të shpallen kampion i Superligës së Kosovës.

Analisti dhe trajneri i mirënjohur Fetah Veliu në një deklaratë ka potencuar dy ekipet favorite për të fituar titullin këtë sezon.

Sipasj tij Feronikeli dhe Llapi janë dy ekipet favorite që këtë sezon të shpallen kampione në futbollin e Kosovës.

“Superliga tashmë është ndar në dy grupime të skuadrave, janë disa të cilat gjatë sezonit të ardhshëm do të luftojnë për titullin e kampionit dhe disa tjera të cilat do të luftojnë për mbetjen në elitën Kosovare. Gjilani, Trepca89, Drita,Prishtina, Feronikeli, Llapi janë ekipet të cilat do të luftojnë për titull por unë e shoh Llapin dhe Feronikelin një hap para skuadrave tjera” deklaroi Veliu.

Mbetet të shihët në fund të këtij kampionati se kush do të shpallet kampion dhe kush do të luftojë për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat