Tite zgjedh më të mirin e botës dhe… nuk është Neymar

Futboll

Tite zgjedh më të mirin e botës dhe… nuk është Neymar

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:09
Tite

Neymar nuk preket dhe Modric është më i miri në botë. Tite është kthyer të flasë pas eliminimit nga Kupa e Botës. Trajneri i Brazilit, pavarësisht se “Selecao” nuk ka arritur të shkojë as në gjysmëfinale, ka mbrojtur lojtarin e tij.

Ai ka thënë për “AS”: “Neymar duhet të lavdërohet për qëndrimin e tij brenda fushës dhe disiplinën që ka jashtë saj, ashtu edhe për vullnetin që ka treguar gjatë fazës së rikuperimit nga dëmtimi”. Gjithsesi, ylli i PSG është kritikuar për shumë për mungesën e pjekurisë si futbollist.

“Për mendimin tim është mes tre më të mirëve në botë. Ka luajtur gjithmonë për skuadrën dhe ka patur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me stafin teknik dhe shokët e ekipit. Ka qenë gjithmonë i kthjellët në fushën e lojës. Mund të përmirësohet akoma, është në rrugën e duhur”.

Tite ka zbuluar edhe votën e tij për lojtarin më të mirë të botës. Ka votuar për Modric, Salah dhe Cristiano Ronaldo. Trajnerët e kombëtareve nuk lejohen të votojnë për lojtarët e ekipeve të tyre.

“Kam zgjedhur Modric, sepse mendoj se ka qenë më i miri për këtë vit. Për vendin e dytë isha i pavendosur mes Hazard dhe Salah, por kam zgjedhur egjiptianin. Më pas Cristiano-n”, ka thënë trajneri i pesë herë kampionëve të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat