Klopp: Kush mendon se dëmtimi i De Bruyne ndryshon diçka, është një idiot

Futboll

Klopp: Kush mendon se dëmtimi i De Bruyne ndryshon diçka, është një idiot

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 15:17
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp mendon se Manchester City mund t’ia dalë shumë mirë edhe pa Kevin De Bruyne.

City është befasuar nga lajmi se mesfushori belg do të mungojë për tre muaj pasi ka dëmtuar ligamentin e gjurit në stërvitje këtë javë.

Gjithsesi, Klopp insiston se skuadra e Guardiola-s ka mjaftueshëm lojtarë të mirë për të zëvendësuar De Bruyne dhe duhet të konsiderohet favorite për të fituar Premier League këtë sezon.

Kur pyetet për rëndësinë e dëmtimit të De Bruyne, Klopp shprehet për Sky Sports: “Mendoj se kushdo që mendon ashtu, për një situatë të tillë, është një idiot, për të qenë i sinqertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat