Schalke interesohet për dështimin e Inter - Bota Sot
Schalke interesohet për dështimin e Inter

Futboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Schalke interesohet për dështimin e Inter

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:19
Inter

Schalke 04 është klubi i fundit që shfaq interes për dështimin e Inter, Joao Mario, duke iu bashkuar klubeve si Sevilla, Real Betis dhe Rubin Kazan.

Portugezi u ble me bujë të madhe për 40 milionë euro nga Sporting CP në verën e 2016, por asnjëherë nuk arriti të përshtatej në Serie A dhe sezonin e kaluar është huazuar te West Ham United.

Ai nuk është në planet e trajnerit Spalletti dhe Zikaltrit po kërkojnë me çdo kusht ta heqin nga lista e lojtarëve, transmeton TeleSport.

Spanja dukej si destinacioni më i mundshëm, me Sevilla dhe Real Betis të interesuar, teksa edhe Rubin Kazan është përfolur për një interes të mundshëm.

Por tani Tuttosport sugjeron se edhe gjermanët e Schalke 04 kanë kërkuar informacion për lojtarin.

Zikaltrit kërkojnë me çdo kush ta heqin qafe por të gjitha ofertat kanë qenë në formën e huazimit me të drejtë blerje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test