Jose Mourinho tallet me dokumentarin e Manchester Cityt

Futboll

Jose Mourinho tallet me dokumentarin e Manchester Cityt

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:27
Jose Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se dokumentari i publikuar nga Manchester City tregon më së miri se klasi nuk mund të blihet.

Manchester City ka publikuar një dokumentar që përbën tetë seri, që tregon udhëtimin e tyre drejt titullit në Premierligë sezonin e fundit.

Ky dokumentar nuk ka impresionuar aspak trajnerin Jose Mourinho.

Dokumentari i titulluar “Të gjitha ose asgjë” fokusohet në momentet intime te skuadra e Manchester Cityt, ku Guardiola shfaqet duke iu folur lojtarëve dhe stafit në dhomat e zhveshjes.

“Ju mund të bëni një film fantastik duke respektuar të tjerët”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“Ju nuk keni nevojë të jeni i parespektueshëm për të pasur një film fantastik. Mund të jeni një klub i pasur dhe të blini lojtarët më të mirë në botë, por nuk mund të blini klasin dhe kjo u pa qartë, gjë që ishte vërtetë e qartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat