Barcelona starton me fitore falë golave të bukur nga Messi dhe Coutinho

Futboll

Barcelona starton me fitore falë golave të bukur nga Messi dhe Coutinho

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 06:15
Messi

Barcelona ka marrë tre pikë nga përballja e xhiros së parë në La Liga.

Kampionët e kampionatit spanjoll kanë shënuar fitore 3:0 në ‘Camp Nou’, duke mundur Alavesin.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u dominua nga Barcelona, por që nuk arriti të gjente rrjetën.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 64’, Lionel Messi ekzekutoi në mënyrë maestrale një goditje dënimi, duke dërguar topin nën këmbët e murit të ngritur nga lojtarët e Alaves, top i cili si destinacion të fundit pati portën e portierit Pacheco, për 1:0.

Coutinho në minutën e 83′ shënoi për 2:0, ndërsa Messi në minutën e fundit të ndeshjes u shfaq sërish për rezultatin 3:0, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Në xhiron e dytë Barcelona udhëton për t’u takuar me Valladollid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat