Tifozët e Lazios i ndalojnë gratë të ulen në ulëset e para të stadiumit

Futboll

Tifozët e Lazios i ndalojnë gratë të ulen në ulëset e para të stadiumit

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 08:06
Tifozët e Lazios

Tifozët ultras të Lazios kanë shkaktuar një polemikë pas urdhrit të tyre që gratë dhe fëmijët të mos ulen në “vendet e shenjta” të stadiumit, edhe pse ata kanë paguar për ato ulëse.

Tifozët e Lazios, para ndeshjes hapëse të Serie A-së kundër Lazios, jashtë stadiumit shpërndanë fletushka ku gratë dhe fëmijët udhëzoheshin të mos ulen në rreshtat e parë në stadium.

“Curva Nord përfaqëson për ne një vend të shenjtë, një ambient me një ligj të pashkruar, i cili duhet të respektohet. Rreshtat e parë, si gjithmonë, kanë qenë tonat”, thuhej në fletushkë.

“Në këtë vend, ne nuk lejojnë gra dhe të dashura, kështu i ftojmë ato të ulen nga rreshti i 10-të e më lartë. Kushdo që e zgjedh stadiumin si alternative të ecjeve romantike nëpër kopshtet e Villa Borghese, duhet të ulet në vende të tjera të stadiumit”.

Lazio pësuan disfatë me rezultat 2-1 në ndeshjen para së cilës ishte dhënë ky udhëzim. Lazio kishte shënuar golin e parë në minutën e 21-të, por me ndihmën e Arkadiusz Milikut dhe Lorenzo Insignes, Napoli arriti ta përmbysë rezultatin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat