Real Madrid zbulon objektivin e ri, 70 milionë euro për sulmuesin uruguaian

Futboll

Real Madrid zbulon objektivin e ri, 70 milionë euro për sulmuesin uruguaian

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 11:56
Edinson Cavani

Pasi ka dështruar të sjellë në Madrid disa nga sulmuesit më të mirë në botë, presidenti i skuadrës “merengues” Florentino Perez ka hedhur sytë nga objektivi i radhës: Edinson Cavani, sulmuesi uruguain i ekipit të PSG-së. Ky i fundit ende nuk ka debutuar këtë sezon me kampionët e Francës për shkak të një dëmtimi në Botërorin “Rusi 2018”, por së shpejti do të jetë në dispozicion.

Por Perez kërkon që të sjellë me çdo kusht një sulmues me përvojë në “Santiago Bernabeu” dhe Cavani i ka të gjitha atributet për të shkëlqyer në Madrid. Për këtë arsye, drejtuesit e Real kanë gati një ofertë për sulmuesin 31-vjeçar, 70 milionë euro, që mund të kënaqë të gjithë. Cavani do të ishte lojtari i duhur për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo dhe do të luante në sulm me benzema.

Merkato në La Liga dhe League 1 mbyllet më 31 gusht, ndaj koha në dispozicion nuk është e madhe, por sipas të përditshmes spanjolle “Diario Gol” palët kanë nisur prej disa ditësh bisedimet. Shuma prej 70 milionë eurosh do të kënaqte edhe PSG-në për të respektuar “fair play financiar”, ndërsa te Real do të sillte një sulmues me emër për të plotësuar boshllëqet e krijuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat