Dy gola e Andis Shalës, shkatërruan FSV Grun

Futboll

Dy gola e Andis Shalës, shkatërruan FSV Grun

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:50
Andis Shala në mes

Sulmuesi Andis Shala është në formë më të mirë dhe më së miri e konfirmoi edhe me dy gola që realizoi për skuadrën e Rot-Weiss Erfurt, e cila e deklasoi me rezultat 6:1 FSV Grun-Weiß Stadtroda, në ndeshjen e rrethit të parë të Kupës së Thuringenit.

Erfurt me lehtësi u kualifikua në rrethin e dytë, kurse mediat gjermane thurin elozhe për djalin e ish futbollistit të mirënjohur, Kujtimit.

Andisi shënoi në minutën e 20-të dhe të 25-të, duke e ndihmuar skuadrën e tij për fitoren bindëse. Në përgjithësi, Rot-Weiss Erfurt e dominoi lojën, kurse Shala vazhdimisht ka qenë i rrezikshëm për portën rivale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat