Modelja franceze: Më ka përdhunuar një futbollist “vip”

Futboll

Modelja franceze: Më ka përdhunuar një futbollist “vip”

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:09
Ilustrim

E diela në Premier League është tronditur nga lajmi i publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës një modele franceze ka denoncuar në komisariatin e policisë në Paris një episod dhune seksuale nga ana e një futbollisti të rëndësishëm që luan në Angli. Për momentin nuk dihet as identiteti i vajzës që ka kryer denoncimin dhe as ai i lojtarit që është vënë nën akuzë, ndërkohë që hetimet vijojnë. Sipas “Daily Mail”, vajza është droguar dhe përdhunuar nga një futbollist gjatë një mbrëmje, ngjarje që ka nisur në një lokal në qendër të Londrës.

Në tregmin e saj në polici, modelja ka shpjeguar se ka qenë së bashku me një mkiken e saj në një klub nate dhe së bashku kishin pirë dy gota me shampanjë dhe vodka. Më pas ndodhi takimi me lojtarin, me të cilin ka vallëzuar deri natën vonë. Mes tyre ka patur përqafimie, përkëdhelje e puthje dhe më pas vajza është ndjerë keq, ndërkohë që nuk dihet nëse vajza e futbollisti janë larguar së bashku nga lokali. Modelja deklaron se është trullosur dhe e ka parë veten në një shtrat, ku është përdhunuar, kur ishte ende nën efektin e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat