Mbrojtësi i Atletico-s pranë PSG, Simeone i uron gjithë të mirat

Futboll

Mbrojtësi i Atletico-s pranë PSG, Simeone i uron gjithë të mirat

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:18
Filipe Luis

Diego Simeone thotë se dëshiron gjithë të mirat e kësaj bote për Filipe Luis, në mes të zërave se mbrojtësi brazilian kërkon largimin nga Atletico Madrid.

Zërat për një transferim te Paris Saint-Germain janë përforcuar ditët e fundit, me ish-lojtarin e Chelsea-t që kërkon të eksplorojë opsionet e tij në vitin e fundit të kontratës.

Simeone nuk do ta humbasë Luis, por është i gatshëm i plotësojë dëshirën lojtarit nëse nuk ka zgjidhje tjetër.

“Filipe Luis është një lojtar që e duam shumë, i cili është shumë i rëndësishëm për grupin,” shprehet ai në konferencën për shtyp.

“Ai do të luajë. Por është e qartë se unë gjithmonë dua më të mirën për një lojtar që ka dhënë gjithçka për ne. Për momentin jam i fokusuar te Valencia, grupi është mbi çdo individ.

“Të gjithë e kemi mendjen te ndeshja e Valencia-s, edhe Filipe Luis.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat