Lionel Messi: Legjenda vazhdon - Bota Sot
Lionel Messi: Legjenda vazhdon

Futboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Lionel Messi: Legjenda vazhdon

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 22:27
Lionel Messi

Vitet kalojnë dhe njerëzit plaken, por Lionel Messi ta jep ndjesinë se ai nuk është prekur nga ky fakt, pasi edhe pse nuk e ka ritmin e njëjtë si në fillimet e tij, ai ka qenë në gjendje ta kompensojë këtë me lojë me inteligjente.

Sezoni i ri, Lionel Messi i vjetër. Argjentinasi vazhdon të jetë figurë kyçe në Barcelonë.

Ai e organizon lojën, dhuron asiste dhe natyrisht shënon gola. Ai është lojtari i parë që ka shënuar në 15 ndeshje radhazi në kampionat në shekullin e 21-të, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Para nëntë viteve, ishte pikërisht ai, Messi, që e shënoi golin e 5.000 për Barcelonën në La Liga, ndërsa dje, ai e shënoi golin e 6.000, me librat e rekordeve të mbushura plot statistika të futbollistit të lindur në Rosario.

Kundër Alavesit të shtunën, ai shënoi golin hapës nga goditja e dënimit duke e çuar topin nën murin mbrojtës dhe pas golit të Philippe Coutinhos, ishte përsëri Messi që e çoi në 6.002 në total numrin e golave të Barçës në La Liga, 385 nga të cilat i ka shënuar personalisht.

Kjo do të thotë se 6.5% të golave të Barcelonës në historinë e saj janë shënuar pikërisht nga 31-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test