Barcelona për herë të parë me stolin më të shtrenjtë në histori

Futboll

Barcelona për herë të parë me stolin më të shtrenjtë në histori

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:23
Barcelona

Stoli i Barcelonës në ndeshjen e së shtunës kundër Alavesit ishte luks i vërtetë.

Kurrë më parë në historinë e saj Barcelona nuk ka pasur më shumë miliona të ulur pranë njëri-tjetrit.

Ernesto Valverde zgjodhi një formacion startues me lojtarë që edhe sezonin e kaluar kishin qenë pjesë e Barçës.

Të gjitha blerjet e verës u ulen së bashku duke iu bashkuar blerjes më të shtrenjtë në histori të klubit, Philippe Coutinhos.

Në total, shuma e parave të paguara për transferimin e shtatë zëvendësuesve kapi totalin e 294 milionë eurove: Jasper Cillessen (13), Coutinho (155), Malcom (41), Clement Lenglet (35), Arthur (31) dhe Arturo Vidal (19).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat