Çfarë thuhet për Martialin? - Bota Sot
Çfarë thuhet për Martialin?

Futboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Çfarë thuhet për Martialin?

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:44
Çfarë thuhet për Martialin?

Allardyce ka sulmuar sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Lojtari francez kishte mundësinë të tregonte aftësitë e tij teksa e nisi si titullar ndeshjen e së dielës ndaj Brighton për shkak të dëmtimit të Alexis Sanchez.

Por 22-vjeçari, si shumica e shokëve të ekipit, nuk arriti të bënte një paraqitje të mirë në humbjen 3-2 ndaj Brighton.

Duke folur për beIN Sports, ish-trajneri i West Ham dhe Everton shprehet: “Nuk ka rëndësi se cili trajner e ka sjellë Martial te Manchester United, ai nuk është i denjë për atë fanellë.

“Ai nuk është lojtari që klubi shpresonte të blinte. Ai është një adoleshent që u ble për 60 mln euro. Por ky është sezoni i tretë por nuk është më mirë se në sezonin e parë.

“Ai duhet të ishte përmirësuar. Ai duhet të ishte në një nivel me Leroy Sane, por nuk është. Dhe ky nuk është faji i Mourinhos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test