Wenger ka patur një truprojë

Futboll

Wenger ka patur një truprojë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:42
Wenger ka patur një truprojë

Trajneri Arsene Wenger ka patur gjithnjë pranë një truprojë gjatë të gjitha ndeshjeve që Arsenali ka luajtur në dy sezonet e fundit, brenda dhe jashtë fushe. Kjo deklaratë ka dalë nga gazetari John Cross, që është duke publikuar librin “The Inside Story of Arsenal Under Wenger” (Historia e Arsenal nën drejtimin e Wenger).

Trajneri francez ka vendosur të marrë një roje të sigurie pas incidenteve që francezi pati me fansat e Arsenal, në humbjen që “topçinjtë” pësuan ndaj Stoke City (3-2) në dhjetor të vitit 2014. Pas atij takimi, Wenger ishte pre e abuzimeve nga ana e tifozëve, por vendimi për të patur një truprojë erdhi edhe prej faktit se ai ishte një person i njohur publik në gjithë botën dhe mund të përbënte rrezik kërcënimi për sulme terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat