Nëse ende nuk e dini, Roma ka faqen më zbavitëse në Serinë A në Twitter. Versioni anglisht i klubit verdhekuq është një burim perlash humori, duke imituar klubet angleze e ato gjermane, që ka kohë që janë në pararojë, kur bëhet fjalë për të zbavitur tifozët në rrjetet sociale, duke pasur ndjekës të shumtë e duke fituar tifozë të rinj.
Sot faqja e Romës ka publikuar një kolazh fotosh për skuadrat kryesore në Itali, me goditjet e merkatos verore, ndërsa tek Interi karikatura e Arturo Vidalit është kthyer në burim gallate në rrjet.