Zbulohet plani i Barcelonës për transferimin e Pogbas

Futboll

Zbulohet plani i Barcelonës për transferimin e Pogbas

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:34
Paul Pogba

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

“Don Balon” raporton se klubi katalan mund të presë deri në janar për blerjen e yllit francez.

Barcelona është 90 për qind e sigurt se nuk do ta transferojmë deri në fund të këtij muaji.

Prandaj, drejtuesit e klubit nga “Camp Nou” do të presin zhvillimet e reja në “Old Trafford” për ta tentuar blerjen e bujshme në janar.

Kujtojmë që Pogba ka raport të tensionuar me trajnerin Jose Mourinho dhe kjo i ka dhënë shpresë Barcelonës për blerjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat