Zoff: Juventus është më i fortë se Reali

Futboll

Zoff: Juventus është më i fortë se Reali

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:04
Juventus

Legjenda e Italisë, Dino Zoff, beson se Juventusi është skuadër më e fortë se Real Madridi.

Ai tani është kthyer për të folur për sezonin e ri, duke thënë se Juve ka më shumë cilësi se Reali, pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos në Torino.

“Nuk mendoj se Juventusi është më pak cilësor se Real Madridi. Në fakt, është e kundërta. Besoj se Juventusi është më i fortë se spanjollët në letër”, tha Zoff.

“Megjithatë, kjo s’do të thotë se ata do ta fitojnë Ligën e Kampionëve, sepse nevojitet më shumë se aq”, theksoi ai.

Zoff, i cili ishte numri një i portës së Italisë kur kjo e fundit e fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, e udhëhoqi Kombëtaren e tij edhe si trajner drejt finales së Kampionatit Evropian “Euro 2000”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat