Filipe Luis afër transferimit te PSG

Futboll

Filipe Luis afër transferimit te PSG

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:09
Filipe Luis

Mbrojtësi brazilian ka kërkuar të largohet nga Atletico Madrid.

Filipe Luis është në bisedime me Paris Saint-Germain dhe në ditët e fundit të këtij afati kalimtar pritet t’i bashkohet skuadrës franceze.

Sipas Diario AS, Luis po vijon të kërkojë largimin nga klubi i Atletico Madrid.

Klauzola e lirimi të Filipe Luis është 30 milionë euro dhe mësohet se te PSG janë të gatshëm ta paguajnë menjëherë këtë shumë për të transferuar mbrojtësin e krahut të majtë.

Nëse Luis do të transferohet në Francë, ai pritet të përfitojë një pagë më të lartë, krahasuar me atë që merr tek Ateltico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat