Ylli i Romës, Alessandro Florenzi i është bërë një pyetje qesharake rreth ardhjes së Cristiano Ronaldos në Itali.
Roma e filloi sezonin e ri në Serie A me një fitore, 1-0 ndaj Torinos dhe pas ndeshjes, gazetarët morën në intervistë Florenzin.
24-vjeçari është pyetur nëse emocionohet të ulet para TV-s dhe ta shikojë Cristianon duke luajtur.
Përgjigjja e tij ishte:”Gjëra të tjera në jetë më emocionojnë mua”
Transferimi i CR7 i kushtoi Juventusit rreth 90 milionë funte, duke u larguar pas nëntë vitesh në Madrid.