Skandal në Uruguai

Futboll

Skandal në Uruguai

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:55
Skandal në Uruguai

FIFA ka ndërhyrë dhe ka marrë zyrtarisht kontrollin e futbollit në Uruguai, me synimin për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme për kreun e ri të Federatës, ka konfirmuar Konfederata e Amerikës së Jugut (Conmebol).

Në një letër drejtuar Federatës Uruguajane të Futbollit (AUF), publikuar në media dhe nga Conmebol, FIFA ka bërë të ditur se do të marrë përsipër drejtimin dhe organizimin e punës në Federatë. Gjithashtu, qeveria e futbollit botëror ka premtuar se do të rishohë statusin e federatës, për ta kthyer në një linjë me rregulloret e Conmebol-it dhe FIFA-s. Kur ky proces të përfundojë, do të mbahen zgjedhjet për presidentin e i.

“Mandati për komitetin e përkohshëm që do të drejtojë federatën do të zgjatë deri në 28 shkurt 2019. Ky komitet do të veprojë si komision elektoral dhe vendimet do të jenë të patundshme”, informon FIFA.

Ndërhyrja e FIFA-s ka ardhur për shkak të dorëheqjes së papritur të Wilmar Valdez dhe debateve në lidhje me vlefshmërinë e kandidaturave të reja. Valdez dha dorëheqjen pas shfaqjes së regjistrimeve telefonike që mund të futin në telashe shumë zyrtarë, sepse bëhet fjalë për dhënie ryshfetesh, korrupsion dhe shantazh.

Në këtë situatë, trajneri legjendar Oscar Tabarez nuk ka firmosur ende kontratë të re dhe kombëtarja do të drejtohet përkohësisht nga Fabian Coito, trajner i Uruguait U-20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat