Gati për Shqipërinë

Futboll

Gati për Shqipërinë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:24
Eros Grezda

Eros Grezda konsiderohej si i preferuar për trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi, por një dëmtim i gjatë e mbajti për shumë kohë jashtë fushave të blera. Tashmë, për Ligën e Kombeve, Grezda shprehu në një komunikim për Supersport, se është gati për të dhënë kontributin e tij për ndeshjet e ardhshme.

“Kam kaluar një fazë shumë të vështirë, dhe tani po rikuperohem. Kam filluar stërvitjen normale me ekipin. Do doja shumë që të jem në formën time më të mirë, sepse nuk është problemi vetëm të vij aty, por duhet të jem në formë, dhe shpresoj të jem gati për ndeshjet në Shtator.

Përgjegjësi në sulm? Roshi dhe Sadiku kanë treguar që janë të rëndësishëm për skuadrën tonë, dhe më vjen keq që nuk do të jenë për këto ndeshje. Unë besoj se po u rikuperova dhe të jem në gjendjen time më të mirë, do bëj maksimumin të mbush vendin e tyre në një formë.

Situata e vështirë e kuqezinjvë – Jemi në problem, pasi shumë lojtarë nuk kanë klube, apo disa të tjerë janë të dëmtuar, mirëpo Kombëtarja nuk varet nga disa elementë, por ne kemi mjaft lojtarë kualitativë që mund të përfaqësojnë vendin tonë. Shpresoj që Panuçi të bëj punën e tij dhe të grumbullojë lojtarët më të mirë. Kemi folur vazhdimisht, i kam treguar që kam nisur stërvitjen me skuadrën, dhe gjërat po shkojnë mirë.

Osijeku – Objektivat e skuadrës tani, janë që të fitojmë kampionatin. Jemi përforcuar me shumë lojtarë, unë ende nuk kam luajtur për këtë sezon. Besoj se do bëjmë më mirë se vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat