Kluivert bëri mirë që nuk u transferua në United

Futboll

Kluivert bëri mirë që nuk u transferua në United

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 22:45
Futbollistët e Romës

Justin Kluivert morri vendim të mirë kur e refuzoi Manchester Unitedin për të bërë një lëvizje në Romë, sipas babait të tij Patrick

Pas dy viteve në Ajax, 19 vjeçari duket se do të niset për në Premier Ligë por anësori vendosi që të shkoi në Itali.

“Mendoj që United do të ishte një hap shumë i madh për të”, tha ish lojtari i Ajaxit, Milanit dhe Barcelonës, Kluivert për Gazzetta dello Sport.

“Roma është një klub i madh por presion është më i vogël. Roma nuk e ka të domosdoshme për të fituar çdo lojë sikurse e kanë disa klube. Kështu që mendoj se është klubi ideal për Justinin”.

Kluivert ka nënshkruar kontratë deri më 2023 me Romën dhe ka pasur një impakt të menjëhershëm tek ta pasi që asistoi në golin e fitores për Edin Dzekon kundër Torinos në ndeshjen e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat