Ronaldo u largua nga Reali sepse do të vinte Neymar

Futboll

Ronaldo u largua nga Reali sepse do të vinte Neymar

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 10:45
Ronaldo

Në emisionin “El Chiringuito de Jugones” u zhvillua një debat shumë interesant, në qendër të të cilit ishte Cristiano Ronaldo dhe blerja potencialisht më e bujshme e Real Madrid.

“Cristiano kërkoi të largohej sepse ata i thanë portugezit se do të vinte Neymar. Edhe unë e besova, mendoja se Neymar do të luante sot për Real Madrid”, deklaroi Oscar Pereiro, fitues i “Turit të Francës 2006” gjatë debatit.

“Neymar, Mbappe ose Kane, të tjerët nuk bëjnë ndryshimin. Nëse nuk do të ishte për asnjërin prej këtyre të tre, atëherë Cristianos do t’i thoja: ‘klauzola jote 100 milionë? Jo, ti vlen 500 milionë dhe unë do të të rris rrogën tënde në 40 milionë euro në sezon’”, vijoi qëndrimin e tij Pereiro gjatë debatit në emisionin e ndjekur televiziv./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat