Ish-futbollisti i Vëllaznimit dërgohet me urgjencë në spital

Futboll

Ish-futbollisti i Vëllaznimit dërgohet me urgjencë në spital

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 11:59
Ish-futbollisti i Vëllaznimit dërgohet me urgjencë në spital

Momente paniku në miqësoren mes Skënderbeut dhe Pogradecit të zhvilluar në Korçë.Sulmuesi i liqenorëve, Paolo Ivani, humbi ndjenjat në fushë, pas një përplasje me mbrojtësin Bruno Lulaj, ky i fundit ka kërcyer me roveshatë, teksa ka goditur kokën e futbollistit kundërshtar.

Në këto momente 21-vjeçari ka rënë në tokë pa ndjenja dhe i ka ikur gjuha. Në këtë momente është dashur ndërhyrja e stafeve mjekësore dhe futbollisti është dërguar në spitalin e Korçës.“Panorama Sport” mëson se lojtari e ka kaluar momentin e vështirë dhe gëzon gjendje të mirë. Pas skanerit të bërë në spitalin e Korçës është mësuar se sulmuesi nuk ka asnjë problem shëndetësor, teksa do të qëndrojë 2-3 ditë pushim për të rimarë veten pas asaj goditje të rëndë. Kujtojmë që Ivani është pjesë e Skënderbeut, por luan si i huazuar te Pogradeci.Ai në edicionin e kaluar luajti në Kosovë me skuadrën e Vëllaznimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat