Neymar ose Mbappe, njëri prej tyre pritet të zëvendësojë Ronaldon

Futboll

Neymar ose Mbappe, njëri prej tyre pritet të zëvendësojë Ronaldon

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 17:28
Neymar ose Mbappe

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë një vend bosh në formacionin e Realit të Madridit dhe tifozët shpresojnë ende në një goditje të madhe, nga ato që Perez i ka bërë me shumicë vitet e fundit.

Lajmet më të fundit vijnë nga Franca dhe janë shumë shpresëdhënëse për madrilenët, pasi hapin derën për të transferuar në kryeqytetin spanjoll njërin prej dy yjeve të PSG-së, Neymar ose Mbappe.

Klubi francez ka probleme me respektimin e Fiar Play-t Financiar dhe është ende në pritje të një vlerësimi final nga UEFA, prej të cilit varet edhe vendimi nëse PSG do të paguajë 180 milionë euro te Monaco për të blerë Mbappe, apo do të duhet të tërhiqet.

Gjithsesi në Francë mediat sportive raportojnë se mes drejtuesve të PSG-së dhe atyre madrilenë ka një pakt pritjeje, dhe vetëm pasi të ketë ardhur verdikti final i UEFA-s, klubi francez do të vendosë se cilin prej lojtarëve do ta lërë të transferohet në Madrid.

Gjithsesi Perez ka edhe një plan B, në rast se UEFA miraton bilancet e PSG-së dhe francezët nuk heqin dorë nga asnjëri prej yjeve. Bëhet fjalë për kapitenin e Tottenhamit, Harry Kane, i cili pavarësisht rinovimit me “Spurs”, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga fakti që drejtuesit e klubit nuk përforcuan skuadrën në merkato.

Reali është i gatshëm të paguajë plot 250 milionë euro, për të rrëmbyer Kane nga Londra dhe Tottenham me shumë gjasë do të pranojë, pasi e drejtuesit e klubit e kanë të qartë që sulmuesi vështirë se mund të përsëritë një tjetër sezon, si ky që sapo lamë pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat