Robben: Bota e futbollit ndryshon vazhdimisht

Futboll

Robben: Bota e futbollit ndryshon vazhdimisht

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 17:40
Robben: Bota e futbollit ndryshon vazhdimisht

Holandezi Arjen Robben është drejt fundit të karrierës si futbollist profesionist, por mesa duket ylli holandez nuk është penduar për asnjë nga hapat në karrierën e tij. Nesër Bayern luan kundër Hoffenheimi në Bundesliga, kurse Robben tha: “Unë jam gjithmonë realist dhe e di që bota e futbollit ndryshon vazhdimisht, por ka mundur të ketë qenë ndryshe. Pas debutimit tim në Groningen kam kaluar dy vjet në PSV, ishte një hap i madh për mua që të dilja nga shtëpia në moshën 18 -vjeçare. Dola jashtë vendit kur isha 20 vjeç në një klub shumë të madh si Chelsea, pastaj dy vjet në Real Madrid dhe më pas erdhi Bayern dhe unë vendosa”. “Kalimi në Gjermani? Në fillim isha skeptik, nuk e dija nëse ishte vendimi i duhur. Tani mund të them se ishte vendimi më i mirë i karrierës sime”, tha Rooben.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat