Historike në Izrael, Beitar pranon futbollistët arabë - Bota Sot
Historike në Izrael, Beitar pranon futbollistët arabë

Futboll

Historike në Izrael, Beitar pranon futbollistët arabë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:41
Beitar

Tre vjet më parë në botën e futbollit bëri bujë një episod kontrovers, kur në stadiumin e Jeruzalemit tifozët nisën të ikin në mënyrë masive pasi një futbollist mysliman kishte shënuar gol.

Ndasitë fetare në një rajon të tensionuar mbizotërojnë edhe kësaj dite me raketa nga të gjitha anët dhe armë gati për tu shkrepur.

Por futbolli është një lojë që duhet të bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë e për këtë, edhe skuadra që konsiderohet më racistja në mbarë globin, po hapet ndaj ndryshimeve.

Beitar Jeruzalem nuk do të ketë më një kriter të panegociueshëm, përjashtimin e futbollistëve arabë. Aksioneri kryesor i skuadrës që militon në divizionin e parë Izraelit tha se nga ky muaj, do të kërkojnë të angazhojnë futbollistë myslimanë.

Beitar Jeruzalem është një ekip që ka rrënjët në të djathtën nacionaliste izraelite, por Hogeg Moshe, biznesmeni që e ka blerë javët e fundit, do bëjë një kthesë radikale.

Beitar Jeruzalem është një skuadër që ka fituar 6 herë titullin në Izrael dhe merr pjesë thuajse çdo vit në kupat europiane.

Por më shumë sesa rezultatet, ky formacion ka bërë bujë për prirjet radikale të tifozëve, si në ndeshjet në shtëpi, ashtu dhe në arenën kontinentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...