Balotelli shpjegon qëndrimin te Nice: Kam refuzuar pesë oferta, paratë mund të presin

Futboll

Balotelli shpjegon qëndrimin te Nice: Kam refuzuar pesë oferta, paratë mund të presin

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 07:06
Mario Balotelli

Mario Balotelli ka vendosur të qëndrojë edhe për një stinor tek skuadra franceze Nice.

Pasi ka kaluar dy vite mjaftë të suksesshme në Ligue 1, interesim për sulmuesin italian shprehen shumë skuadra.

Së fundmi ka qenë edhe presidenti i Nices, Rivere që kanë refuzuar disa oferta nga Kina.

“Në përfundim të stinorit të kaluar doja të largohesha dhe këtë e dinin të gjithë, si presidenti ashtu edhe pjesa tjetër e klubit”.

“Por në fund vendosa të qëndrojë pasi kjo ka qenë më mirë për mua pasi kisha edhe një vit në kontratë”.

Sulmuesi italian ka konfirmuar se kishte oferta nga Kina dhe nga gjiganti francez Olympique Marseille.

“Kam pasur pesë oferta konkrete por nuk e di pse u bë e bujshme vetëm ajo nga Marseille”.

Për festën e Kurban Bajramit, transferet e parave nga Gjermania me zbritje!

“Gjithashtu më donin edhe në Kinë, por nuk dua të shkojë njëherë atje. Parat mund të më presin”, u shpreh Balo.

Krejt në fund reprezentuesi italian tha se për qëndrimin e tij ka ndikuar edhe trajneri i Nices, Patrick Vieira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat