Halilovic nuk largohet

Futboll

Halilovic nuk largohet

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:05
Alen Halilovicin

Milani nuk do ta shes Alen Halilovicin, por mund ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së tij në janar.

Halilovic është përfolur me një largim nga Milani ende pa e bërë paraqitjen zyrtare me klubin italian.

22-vjeçari është ftuar nga Gattuso për ndeshjen kundër Napolit në kuadër të Serie A-së e cila do të zhvillohet të shtunën.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Milanin në këtë stinor pasi u anulua ndeshja e parë kundër Genoas për shkak të tragjedisë së shembjes së urës në qytetin e Genoas.

Ish-lojtari i Barcelonës, erdhi nga Hamburgi gjatë kësaj vere, ku ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, mirëpo konkurrenca e madhe në skuadrën italiane mund ta shtyjë atë që të largohet nga “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat