Ancelotti: Skudeto nuk është utopike

Futboll

Ancelotti: Skudeto nuk është utopike

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:51
Carlo Ancelotti

Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti nuk beson se fitimi i Skudetos është utopo – është një ëndër që vije nga ajo çfarë është bërë vitin e kaluar

Napoli nuk arritën për katër pikë të fitojnë sezonin e kaluar me Maurizio Sarrin, pavarësisht se patën pikë rekord, 91 në total.

“Ka ëndrra dhe pastaj janë ato gjërat utopike”, ka shpjeguar Ancelotti në një konference për shtyp para ndeshjes me Milanin.

“Ndjekja e utopisë është rrezik, ëndrra vjen pas asaj çfarë keni bërë një vit me parë, ku ke dështuar vetëm në një hap të vogël kurse ne kemi një skuadër që pak ka ndryshuar. Nuk kemi shumë mungesa, dhe kjo na jep neve shpresë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat