Bavarezët e nisin me fitore sezonin e ri

Futboll

Bavarezët e nisin me fitore sezonin e ri

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 22:41
Foto nga ndeshja

Bayerni e ka mposhtur me rezultat 3-1, Hoffenheimin në Allianz Arena. Për bavarezët golat i shënuan, Muller (23), Lewandowski (81) dhe Robben (90). Adam Szalai shënoi për Hoffenheim në minutën e 67’të

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Bundesligën gjermane, në derbin e kësaj jave të parë kundër Hoffenheim.

Një ndeshje interesante, të cilën me posedim e dominuan bavarezët, edhe pse Hoffeinheiom pati shansat e veta, madje njëherë edhe barazoi, por Bayern u kthye në lojë.

Pjesa e parë ishte e tëra e Bayernit të cilët e dominuan Hoffenheimin në të gjitha repartet duke sulmuar vazhdimisht portën e tyre.

Bavarezët vazhdonin që të sulmonin portën e Baumanit dhe këto sulme ju shpërblyen tek në minutën e 23’të ku Muller kalon në epërsi Bayernin.

Die Rotten vazhduan përsëri më sulme por nuk arritën që rastet e tyre ti konkretizojnë në golë.

Në pjesën e dytë Hoffenheim ngjallët dhe fillon të sulmojnë dhe arrin që në minutën e 57’të Szalai barazon rezultatin.

Pas golit Bayern fillon që të këthillet dhe dy tri herë sulmojnë derisa edhe Hoffenheim tregon dhëmbët e tyre duke kundërsulmuar.

Megjithatë, Bayern arrin të kaloi në epërsi në minutën e 81’të pas akordimit të një penalltie për ta, ku Ribery pengohet në zonën e rreptësisë.

Fillimisht nga pika e bardh dështon të shënoi Lewandowski, edhe pse topin e kthyer në gol e shndërron Robben.

Pas konsultimit të VAR goli i parë anulohet dhe në përsërtje polaku nuk gabon dhe shënon.

Muller shënoi edhe një gol në minutën e 86’të por topi ishte prekur me dorë dhe ai u anulua.

Por, Bayern megjithatë shënoi në minutën e parë shtesë të ndeshjes, kësaj radhe me Arjen Robben.

Këto janë pikët e para të Bayern, të cilat i fiton shumë vështirë në Allianz Arena. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat