Rooney: Ky ekip mund ta fitojë “Kampionatin botëror 2022”

Futboll

Rooney: Ky ekip mund ta fitojë “Kampionatin botëror 2022”

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 14:13
Wayne Rooney

Wayne Rooney ka parashikuar fituesin e mundshëm të Kampionatit botëror 2022.

Wayne Rooney beson se Anglia mund ta fitojë “Kampionatin botëror 2022”.

Por, ai thotë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse futbollistët anglez luajnë rregullisht dhe fitojnë përvojë në skuadrat e tyre.

“Pjekuria e ekipit ishte fantastike dhe për fat të keq nuk arritën në finale për ta pasur mundësinë ta fitojnë titullin”, deklaroi Rooney për “CNN World Sport”.

“Por, mendoj se Anglia pati nj garë të mirë në Rusi me shumë gjëra pozitive”, u shpreh ai.

“Evropiani 2020 do të jetë një sfidë e madhe para Botërorit të ardhshëm. Nëse futbollistët luajnë në vazhdimësi te skuadrat e tyre, Anglia mund të shpallet kampione e botës në vitin 2022”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat